KQZ mbyll regjistrimin e diasporës, aprovon mbi 70 mijë aplikime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur fazën e regjistrimit të votuesve që jetojnë jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke konfirmuar se procesi ka..

1 minute

Read Time

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur fazën e regjistrimit të votuesve që jetojnë jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke konfirmuar se procesi ka përfunduar me një numër të lartë aplikimesh.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se regjistrimi ka zgjatur 11 ditë – nga 26 nëntori deri më 6 dhjetor – dhe aplikimet janë dorëzuar përmes platformës elektronike të institucionit.

Sipas të dhënave të para, janë pranuar mbi 84,700 aplikime për regjistrim. Nga këto, rreth 71,900 janë aprovuar, ndërsa afro 6,700 janë refuzuar. Për më tepër, rreth 5,900 aplikime janë ende në proces vlerësimi.

Elezi bëri të ditur se pjesa më e madhe e qytetarëve të aprovuar kanë zgjedhur të votojnë përmes postës. Mbi 51,000 votues janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në adresat postare jashtë Kosovës, ndërsa rreth 2,500 aplikues kanë zgjedhur dërgimin e pakos në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Në anën tjetër, rreth 18,000 shtetas janë regjistruar që të votojnë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports