Raportohen të zhdukur tre të mitur, dy raste në Vushtrri, një në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për tre raste të raportuara së fundi lidhur me zhdukjen e të miturve, me dy ngjarje të regjistruara në Vushtrri..

1 minute

Read Time

Policia e Kosovës ka njoftuar për tre raste të raportuara së fundi lidhur me zhdukjen e të miturve, me dy ngjarje të regjistruara në Vushtrri dhe një në Prizren. Të gjitha rastet janë paraqitur nga prindërit, të cilët kanë kërkuar ndihmën e organeve të rendit pasi fëmijët e tyre nuk janë kthyer në shtëpi.

Në raportin 24-orësh, Policia ka dhënë detajet për secilin rast:

Në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, më 4 dhjetor 2025 rreth orës 20:00, një nënë ka raportuar se djali i saj i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet ku ndodhet. Rasti është hapur dhe po hetohet.

Një ditë më vonë, më 5 dhjetor 2025 në fshatin Kollë të Vushtrrisë, një baba ka raportuar zhdukjen e vajzës së tij të mitur, e cila po ashtu është larguar nga banesa pa lënë gjurmë. Policia ka nisur procedurat hetimore.

Rasti i tretë lidhet me një të mitur në Prizren. Në rrugën “Xhavit Bajraktari”, më 21 nëntor 2025, një nënë ka njoftuar Policinë se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe prej asaj dite nuk ka informacione për vendndodhjen e tij. Edhe ky rast është nën hetim.

Policia vazhdon procedurat për gjetjen e të miturve dhe apelon për bashkëpunim nga qytetarët nëse kanë informacion që mund të ndihmojë në zbulimin e tyre. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports