Përleshje në shkollë: 13-vjeçari godet me thikë një 19-vjeçar në Prizren

Një incident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren, ku një përleshje mes të rinjve ka përfunduar me..

1 minute

Read Time

Një incident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren, ku një përleshje mes të rinjve ka përfunduar me plagosjen e një 19-vjeçari me thikë.

Sipas Policisë së Kosovës, pas një konflikti mes dy personave të rinj, një 13-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet të mprehtë të lënduarin. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se policia ka reaguar menjëherë dhe ka mbledhur informacionet e para për rastin.

I plagosuri është dërguar në Ndihmën e Shpejtë të qytetit, ku sipas autoriteteve shëndetësore ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit dhe hetimet po vazhdojnë me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports