Disa shtete të Evropës refuzojnë Eurovisionin për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Pas një periudhe të gjatë tensioni mes anëtarëve të Unionit të Transmetuesve Evropianë, më në fund është arritur një kompromis që i hap rrugë pjesëmarrjes..

2 minutes

Read Time

Pas një periudhe të gjatë tensioni mes anëtarëve të Unionit të Transmetuesve Evropianë, më në fund është arritur një kompromis që i hap rrugë pjesëmarrjes së Izraelit në edicionin e ardhshëm të Eurovisionit. Vendimi erdhi pas javësh diskutimesh intensive, duke çuar në ndryshime të rregullave të votimit dhe duke i lejuar çdo shteti të interesuar të marrë pjesë në festival.

Megjithatë, ky hap nuk është pritur mirë nga të gjithë. Menjëherë pas njoftimit, disa televizione publike evropiane shpallën bojkotin e tyre ndaj ngjarjes.

Transmetuesit publikë nga Spanja, Irlanda, Holanda dhe Sllovenia njoftuan më 4 dhjetor se nuk do të marrin pjesë në Eurovision. RTVE nga Spanja, një nga pesë kontribuuesit më të mëdhenj financiarë të festivalit, ishte ndër të parët që konfirmoi vendimin. Edhe Avrotos i Holandës theksoi se bojkoti ishte rezultat i një “procesi të kujdesshëm të brendshëm”.

Sllovenia e argumentoi qëndrimin e saj me tone të forta: “Nuk marrim pjesë në Eurovision nëse Izraeli merr pjesë. Në emër të 20 mijë fëmijëve që kanë humbur jetën në Gazë”, deklaroi kryetarja e bordit të transmetuesit publik, Natalija Gorscak.

Gjatë javëve të fundit, EBU dhe ORF i Austrisë kanë zhvilluar një seri bisedimesh në tentativë për të shmangur bojkotin masiv. Në qendër të argumenteve të tyre ka qenë ideja se Eurovisioni është një event i transmetuesve publikë dhe nuk duhet të shndërrohet në arenë politike.

Përveç debatit rreth Izraelit, EBU ka miratuar edhe një sërë ndryshimesh në sistemin e votimit. Roli i publikut është reduktuar, ndërsa juritë do të kenë më shumë peshë si në gjysmëfinale, ashtu edhe në finale.

Këto ndryshime u nxitën nga rezultati i garës së fundit në Bazel, ku përfaqësuesja izraelite Yuval Raphael u rendit e dyta, kryesisht falë një numri të jashtëzakonshëm votash nga publiku. Dyshimet se votimi u ndikua nga mobilizime të organizuara çuan në rishikimin e sistemit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports