Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funksionale, s’mund të humbasë më kohë, paralajmëron Ambasada Gjermane

Bashkimi Evropian po ndjek me kujdes situatën politike në Kosovë, veçanërisht ngecjen e krijuar nga mungesa e formimit të Qeverisë dhe institucioneve të reja, çka..

1 minute

Read Time

Bashkimi Evropian po ndjek me kujdes situatën politike në Kosovë, veçanërisht ngecjen e krijuar nga mungesa e formimit të Qeverisë dhe institucioneve të reja, çka çoi vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 28 dhjetor.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka theksuar përmes një përgjigjeje për RTV21 se Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri stabile dhe plotësisht funksionale. “Kosova nuk mund të humbasë më kohë. Formimi i një qeverie që funksionon si brenda vendit ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare është jetik,” u shpreh në këtë kontekst edhe ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, gjatë vizitës së tij në Prishtinë muajin e kaluar.

Mungesa e institucioneve funksionale ka krijuar një situatë të brishtë politike dhe institucionale, e cila ndikon drejtpërdrejt në proceset e brendshme dhe në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. Zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së kanë paralajmëruar se çdo vonesë në formimin e qeverisë dëmton jo vetëm imazhin e vendit, por edhe kapacitetin e tij për të marrë vendime strategjike, për të përmbushur obligimet ndërkombëtare dhe për të avancuar drejt integrimit evropian. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports