Aksident tragjik në Koshtovë të Mitrovicës, vdes 53-vjeçarja

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në fshatin Koshtovë, ku ka humbur jetën një grua 53-vjeçare. Zëdhënësi i Policisë për..

1 minute

Read Time

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në fshatin Koshtovë, ku ka humbur jetën një grua 53-vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, bëri të ditur se aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 dhe përfshiu dy vetura. Përveç dëmeve materiale, drejtuesja e njërës prej veturave pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut.

Rreth orës 16:20, autoritetet mjekësore njoftuan se gruaja kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë të mëtejshme. /Gjurmuesi/

About the Author