Gjigandi i lojërave Electronic Arts (EA), i famshëm në botë për bestseller-at si “EA FC” (më parë “FIFA”) dhe “The Sims”, ka rënë dakord për një shitje për 55 miliardë dollarë, raporton BBC .
Një konsorcium i përbërë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF), Silver Lake dhe kompania Affinity Partners e dhëndrit të Trump, Jared Kushner, po merr përsipër kompaninë.
Çmimi i blerjes prej 210 dollarësh për aksion është 25 përqind mbi vlerën e tregut. Drejtori ekzekutiv i EA, Andrew Wilson , i cili mbetet në detyrë, e përshkruan këtë si “njohje të punës së EA”. Blerësit po kontribuojnë 36 miliardë dollarë, ndërsa 20 miliardë dollarë do të financohen përmes kredive.
EA ka qenë një nga kompanitë më të rëndësishme në industrinë e lojërave për 40 vjet. Loja e futbollit “EA FC”, e njohur edhe si “FIFA”, ka shitur 325 milionë kopje dhe “The Sims” ka shitur rreth 200 milionë kopje.









