Vetura përmbyset në pishinë, vdesin tre të rinj në Francë

Tre adoleshentë  kanë humbur jetën kur vetura e tyre rrëshqiti nga rruga në Francën jugore, kaloi nëpër një mur dhe u përmbys në një pishinë..

1 minute

Read Time

Tre adoleshentë  kanë humbur jetën kur vetura e tyre rrëshqiti nga rruga në Francën jugore, kaloi nëpër një mur dhe u përmbys në një pishinë private, kësisoj duke i bllokuar ata brenda.

Automjeti ishte i ngjashëm me madhësinë e pishinës dhe adoleshentët – të moshës 14, 15 dhe 19 vjeç – nuk mundën të hapnin dyert dhe u mbytën.

Aksidenti i çuditshëm ndodhi në qytetin Alès në orët e para të së mërkurës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Është vërtet kulmi i tmerrit,” tha prokurori publik Abdelkrim Grini. “Nuk ishte ndikimi i aksidentit që i vrau ata. Ata e gjetën veten përmbys në ujin e akullt, të paaftë për të dalë. Ata nuk kishin asnjë shans.”

Raporte të pakonfirmuara sugjerojnë se më i riu nga tre viktimat ishte në timon të makinës në atë kohë.

Vetëm disa orë u dha alarmi dhe zjarrfikësit u thirrën për të zbrazur pishinën dhe për të larguar automjetin. BFMTV raportoi se pishina ishte rreth 1.5 metra e thellë.

Një hetim është hapur për shkakun e vdekjes. Trupat e tre viktimave janë dërguar në institutin mjeko-ligjor në Nîmes për ekzaminime pas vdekjes, tha AFP.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports