Rryma nga Serbia, Ymeri i përgjigjet Mujës: Vetë e pranuat se po importohet energji nga shteti serb!

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, e cila tashmë është edhe kandidate e LDK-së për deputete, i është kundërpërgjigjur ish-deputetit të VV-së, Armend Muja, pas konferencës që mbajti sot për importin e rrymës nga Serbia.

Klankosova.tv ka kontaktuar Ymerin, e cila tha se Muja vetë e pranoi se Kosova importon rrymë nga Serbia.

Sipas saj, eksponentët e VV-së po hedhin fajin mbi KESCO dhe KEK lidhur me këtë çështje, për të hequr përgjegjësinë nga pushteti.

“Ai e ka pranuar se energjia elektrike po importohet nga Serbia.  KOSTT, operatori i tregut është i njoftuar për çdo import dhe eksport të energjisë elektrike përfshirë keqpërdorimet. ZRrE nga ana tjetër, monitoron të gjithë sektorin energjik, pra faji po hidhet te KESCO dhe KEK për të hequr përgjegjësinë nga pushteti”, tha ajo për Klankosova.tv

Muja sot tha se pretendimet e opozitës se u importua rrymë nga Serbia edhe më 28 nëntor janë propagandë e ndytë, duke shtuar se importi nga ky vend është minimal dhe nuk ka ndikim në furnizimin e vendit.

Kujtojmë se ishte Ymeri ajo që e zbuloi në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës mbi një javë më parë, se më 28 nëntor, Kosova furnizohej me rrymë nga kompania e Vuk Hamoviqot dhe përkundër që mohohej një gjë e tillë, ky shtet figuron në Doganë.

Vuk Hamoviq, përmes kompanisë së tij EFT, është një prej furnizuesve kryesorë të energjisë elektrike në Ballkan.

  • Të ngjashme:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
    • March 10, 2026

    Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

    Vazhdo lëximin...
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
    • March 10, 2026

    Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

    Vazhdo lëximin...

    Ke humbur:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    • March 10, 2026
    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    • March 10, 2026
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës