Prishtina përballë sfidës së radhës në Belgjikë, synon fitoren e dytë në ENBL

KB Prishtina ka përfunduar përgatitjet në Belgjikë për ndeshjen e dytë në ENBL League, ku sonte nga ora 20:30 do të përballet me Brussels Basketball…

1 minute

Read Time


KB Prishtina ka përfunduar përgatitjet në Belgjikë për ndeshjen e dytë në ENBL League, ku sonte nga ora 20:30 do të përballet me Brussels Basketball.

Pasi debutoi me fitore në ENBL dhe në kampionatin vendor, Prishtina synon të vazhdojë formën e mirë.

Ndërkohë, Brussels zhvillon ndeshjen e parë në këtë ligë dhe vlerësohet si kundërshtar më i fortë se skuadra nga Norvegjia, Gimle e që pritet të jetë një duel më sfidues për kryeqytetasit.

Takimi mund të ndiqet live në YouTube.