Në kampusin e saj në Mountain View, Google ka zgjedhur një qasje krejt jo të zakonshme për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, duke u kthyer drejt një metode të pazakontë por efikase dhe miqësore me mjedisin.
Sipas praktikës që kompania aplikoi, rreth 200 dhi nga kompania California Grazing u sollën për të pastruar barërat dhe shkurret përreth pronës.
Kjo qasje, siç sqaron Google, rezulton të jetë jo vetëm më e qetë dhe më ekologjike, por edhe me kosto të përafërt me mënyrat tradicionale të kositjes.
Dhitë qëndrojnë zakonisht një javë brenda kampusit, duke konsumuar barin dhe duke ndihmuar në plehërimin e tokës gjatë procesit.
Nga kompania është theksuar se kjo metodë ndihmon në uljen e rrezikut të zjarreve si dhe shmang përdorimin e makinerive që funksionojnë me benzinë.
Pamjet e këtyre “punëtorëve të gjelbër” u bënë virale në rrjetet sociale, duke habitur dhe argëtuar përdoruesit në të njëjtën kohë. /Gjurmuesi/









