Votat e diasporës shkaktojnë tension mes partive

Debati për mënyrën se si do të votojë diaspora në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka hapur një konflikt të ri ndërmjet subjekteve politike në vend. Vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për të pranuar ankesën e LDK-së ka ndezur reagime të ashpra, duke thelluar polemikat rreth integritetit të procesit zgjedhor jashtë Kosovës.

PZAP miratoi kërkesën e LDK-së, e cila kundërshtoi hapjen e qendrave alternative të votimit në diasporë me arsyetimin se një veprim i tillë nuk përputhet me procedurat dhe mund të rrezikojë besueshmërinë e zgjedhjeve. Ky vendim u prit menjëherë me kritika nga Lëvizja Vetëvendosje, që e konsideroi pengesë të drejtëpërdrejtë ndaj votuesve jashtë vendit.

“LDK paraqet ankesë në PZAP për të kundërshtuar këtë lehtësim për diasporën. PZAP e miraton ankesën e LDK-së. Me deklarata LDK-ja e kërkon votën e diasporës, ama me vepra po shihet që po bën çmos që ta pengojë”, ka reaguar Hekuran Murati.

Në anën tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, akuzoi VV-në për tentim manipulimi të procesit. Sipas tij, qëllimi i Vetëvendosjes është të ketë kontroll të plotë mbi votimin jashtë vendit. “Sekti i Vetëvendosjes nuk e do këtë. Ata duan të manipulojnë. T’i printojnë vetë fletëvotimet. T’i mbushin vetë. T’i manipulojnë votat vetë. Të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve”, ka shkruar ai.

Edhe ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të mos tërhiqen nga votimi. Ai theksoi se roli i diasporës ka qenë gjithmonë vendimtar për Kosovën.

Ndërkohë, deputetja Mimoza Kusari theksoi se votimi jashtë ambasadave nuk është praktikë e re, duke përmendur shembuj nga vendet e BE-së, ku diaspora ka mundësi të votojë në qendra alternative të organizuara përtej misioneve diplomatike. Ajo përmendi rastin e Turqisë, Rumanisë, Kroacisë dhe Moldavisë.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë bërë të ditur se janë në pritje të plotfuqishmërisë së vendimit të PZAP-së. “KQZ pret plotfuqishmërinë e vendimit, cilado qoftë ajo, për ta zbatuar”, ka deklaruar Valmir Elezi.

Ai gjithashtu njoftoi se nga data 26 deri më 30 nëntor janë pranuar 24 mijë e 500 aplikime për regjistrim për votim nga jashtë vendit.

Organizata “Germin” vlerëson se përplasjet politike nuk lidhen me çështjen teknike të procesit, por me konfliktet mes partive. Sipas tyre, KQZ duhet të ketë kapacitetet e nevojshme dhe pritjet janë që votimi i diasporës të zhvillohet pa probleme.

Diaspora mbetet një faktor me peshë në çdo proces zgjedhor dhe ndikimi i saj në rezultatin final pritet të jetë i rëndësishëm edhe këtë herë. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës