Protestat e punëtorëve të Trafikut Urban dhe operatorëve privatë në kryeqytet po vazhdojnë prej disa ditësh, duke paralizuar qarkullimin e një pjese të transportit publik. Kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: zgjidhja financiare duhet të vijë nga niveli qendror.
Punëtorët kanë bërë të qartë se nuk do të rikthehen në punë derisa Ministria e Financave t’i transferojë Komunës së Prishtinës mjetet e nevojshme për të shlyer borxhin ndaj tyre.
Sipas tyre, zgjidhja është e realizueshme dhe pengesat po vijnë vetëm për shkak të mungesës së alokimit të fondeve nga qeveria qendrore. /Gjurmuesi/







