Ekspertët: Spiunët serbë në Kosovë janë shumë më të shumtë sesa raportohen zyrtarisht

Këto muajt e fundit, institucionet e sigurisë në Kosovë janë përballur me një sërë rastesh që kanë ngritur seriozisht shqetësimet për sigurinë kombëtare. Vetëm nga..

1 minute

Read Time

Këto muajt e fundit, institucionet e sigurisë në Kosovë janë përballur me një sërë rastesh që kanë ngritur seriozisht shqetësimet për sigurinë kombëtare. Vetëm nga qershori i vitit 2024 e deri më sot, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar se kanë kryer veprimtari spiunazhi në shërbim të inteligjencës serbe.

Më shumë se gjysma e të arrestuarve janë shtetas shqiptarë të Kosovës. Sipas dyshimeve, disa prej tyre kanë mbledhur dhe kanë dërguar informacione e dokumente te BIA serbe në lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, drejtues e pjesëtarë të saj, si dhe struktura të ndryshme të sigurisë.

Këto veprime po vlerësohen si një goditje serioze ndaj sigurisë së vendit. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci, thekson se pasojat nga aktivitetet e tilla mund të jenë të rënda.

“Sjelljet e tyre kanë cenuar sigurinë e qytetarëve dhe stabilitetin kombëtar. Spiunazhi është një formë kriminale e rëndë, komplekse dhe e vështirë për t’u zbuluar, dhe për këtë duhen fakte të shumta”, ka deklaruar ai.

Edhe eksperti tjetër i sigurisë, Avni Islami, paralajmëron se numri i atyre që bashkëpunojnë me Serbinë është më i lartë sesa rasti i personave të kapur deri tani, duke lënë të kuptohet se mund të ketë arrestime të reja.

“Shtatë apo tetë persona tashmë janë arrestuar ose dënuar, por numri i informatorëve, bashkëpunëtorëve apo edhe agjentëve serbë është shumë më i madh”, ka thënë ai.

Shtetasit Muharrem Qerimi, Bedri Shabani, Aleksandër Vllajiq, Bojan Jevtiq, Hysri Selimi, Jelena Gjukanoviq dhe Fatmir Sheholli janë ndër personat e arrestuar dhe të dënuar për dyshimet e ngritura lidhur me veprën penale të spiunazhit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports