KQZ aprovon mbi 14,000 aplikime për votim jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se gjatë periudhës nga 26 deri më 30 nëntor, përmes platformës së tyre elektronike janë dorëzuar rreth..

1 minute

Read Time

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se gjatë periudhës nga 26 deri më 30 nëntor, përmes platformës së tyre elektronike janë dorëzuar rreth 24,500 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, nga këto aplikime, mbi 14,600 janë aprovuar, ndërsa rreth 3,500 janë refuzuar. Ai shtoi se aktualisht janë duke u vlerësuar edhe rreth 6,400 aplikime të tjera.

Elezi theksoi se shumica e aplikuesve të aprovuar kanë zgjedhur të votojnë përmes postës: mbi 10,500 do t’i dërgojnë fletëvotimet në kutitë postare jashtë Kosovës, ndërsa mbi 500 do t’i dorëzojnë në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Ndërkohë, rreth 3,500 shtetas janë regjistruar për të votuar drejtpërdrejt në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Ai sqaroi gjithashtu se procesi i regjistrimit nuk përjashton askënd. Ata që janë refuzuar informohen personalisht për arsyet e refuzimit dhe mund të ri-aplikojnë duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për plotësimin e kërkesës së tyre sipas udhëzimeve të KQZ-së.

Afati përfundimtar për regjistrim për votim jashtë vendit është data 6 dhjetor. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports