Në Prishtinë është përuruar një botim i veçantë kushtuar veprës së Xhemail Mustafës, duke sjellë para publikut një komplet prej pesë librash të autorit.
Ceremonia u mbajt sot në bibliotekën e qytetit “Hivzi Sulejmani”, ku u prezantuan titujt: “Një lutje për Prishtinën”, “Mrekullia e shkrimit”, “Metafora e absurdit”, “Trumfi i mendjes” dhe “Iluzionet e politikës”.
Sipas njoftimit të Bibliotekës, kompletin e ka përgatitur Ibrahim Berisha, ndërsa botimi është realizuar nga PEN Qendra e Kosovës. /Gjurmuesi/









