Garës zgjedhore i shtohen dy iniciativa dhe një kandidat i pavarur

Dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur konfirmohen për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë. Përfaqësuesit e Për Socialdemokratët e Ashkalinjëve dhe..

1 minute

Read Time

Dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur konfirmohen për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë.

Përfaqësuesit e Për Socialdemokratët e Ashkalinjëve dhe Iniciativa Qytetare për Kosovë do të garojnë në këto zgjedhje, ndërsa Nedźmidin Sejdilar do të marrë pjesë si kandidat i pavarur. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Ndërkohë, afati për dorëzimin e formularëve për certifikim të pjesëmarrjes po shkon drejt përfundimit. Nisma Socialdemokrate ende nuk ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për t’u certifikuar për zgjedhje.

Sonte, më 30 nëntor 2025, në orën 23:59, përfundojnë afatet për të gjitha subjektet politike lidhur me regjistrimin dhe certifikimin për zgjedhjet e parakohshme, duke vendosur përfundimisht listën e pjesëmarrësve. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports