Një ngjarje e dyshimtë ka ndodhur dje në Gjakovë, ku një person ka raportuar vdekjen e bashkëjetueses së tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi ka shprehur dyshime për trajtim të papërshtatshëm mjekësor ndaj viktimës.
Policia bën të ditur se, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gjurmuesi/







