KOSTT jep sqarime për raportimet mbi furnizimin energjinë elektrike në ditën e 28 Nëntorit

Operatori i Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të energjisë elektrike ka reaguar ndaj disa deklarimeve të fundit, duke sqaruar se informacionet për furnizim me energji elektrike nga kompania EFT LLC më 28 nëntor 2025 nuk janë të vërteta.

Sipas njoftimit, të dhënat zyrtare të Operatorit të Tregut tregojnë se EFT LLC nuk ka rezervuar kapacitete ndërkufitare në SEE CAO për furnizimin e konsumatorëve të Kosovës, por vetëm për transit të energjisë elektrike.

Në sqarim thuhet se rezervimi i kapaciteteve ndërkufitare në SEE CAO përdoret për import dhe eksport të energjisë, ndërsa të hyrat nga këto kapacitete ndahen mes operatorëve të transmetimit sipas metodologjisë përkatëse. KOSTT rikujton se është themelues dhe aksionar në SEE CAO së bashku me shtatë operatorë të tjerë të rajonit: Kroacinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, Greqinë, Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Më tej theksohet se SEE CAO menaxhon alokimin e kapaciteteve ndërkufitare në dhjetë kufij të zonave të ofertimit në Evropën Juglindore. Alokimi bëhet përmes ankandeve eksplicite të bazuara në NTC, në përputhje me rregulloren e BE-së 714/2009 dhe me Traktatin e Komunitetit të Energjisë.

KOSTT thekson se mbetet i angazhuar për informim korrekt dhe transparencë ndaj publikut. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
  • March 10, 2026

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

Vazhdo lëximin...
ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
  • March 9, 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës