Vizitorë të shumtë në Prekaz, homazhe për komandantin Adem Jashari

Në përvjetorin e ditëlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, dhe në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz u..

1 minute

Read Time

Në përvjetorin e ditëlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, dhe në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz u vizitua nga qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët erdhën për të nderuar veprën e familjes Jashari dhe daljen për herë të parë të UÇK-së.

Vizitorë nga Shqipëria, si Elidon Gramçi nga Tirana, thanë se është viti i pestë që vijnë për të nderuar dëshmorët e atdheut dhe familjen Jashari që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Ai theksoi se Kosova dhe Shqipëria janë një komb.

Edhe vizitorë të tjerë, si Fitim Beqiri nga Elbasani, u shprehën se ndihen krenarë për kontributin e familjes Jashari dhe shpresojnë që një ditë Shqipëria dhe Kosova të jenë një komb i vetëm.

Veterani i brigadës 111 “Tigrat e Zi”, Bekim Shyti, nënvizoi rëndësinë e kësaj date që bashkon shqiptarët nga Leposaviqi deri në Vlorë dhe theksoi se kujtimi i daljes së UÇK-së dhe ditëlindja e Adem Jasharit duhet të përcillet te gjeneratat e reja si data historike.

Ragim Emrushi nga komuna e Shtimës e përshkroi këtë ditë si më të gëzueshmen për kombin shqiptar dhe lavdëroi betimin e ushtarëve të UÇK-së.

Kjo datë e rëndësishme për shqiptarët përmbledh tre ngjarje kryesore: daljen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për herë të parë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports