Thaçi nga Haga uron shqiptarët në Ditën e Pavarësisë: Besoj që nëntorët tjerë t’i festojmë bashkë!

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur konferenca javore për rastin kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin..

1 minute

Read Time

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur konferenca javore për rastin kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë.

Gjatë fjalimit të tij, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, duke shprehur dëshirën që festat e ardhshme t’i festojë së bashku me qytetarët.

“Sot çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare, sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare, ku si çdo popull i lirë feston dhe kujton. Sot çdo familje shqiptare feston dhe kujton. Prandaj, nuk më mbetet tjetër përveç t’i uroj shqiptarët për 28 Nëntor, të festojnë të bashkuar, krenar dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët tjerë t’i festojmë bashkë”, tha Thaçi.

Ish-presidenti kritikoi gjithashtu vendimin për të caktuar seancën pikërisht më 28 Nëntor, duke shprehur pakënaqësinë e tij për këtë përzgjedhje të datës. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports