Ky frut mund të ulë rrezikun e sulmit në zemër

Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, duke marrë rreth 18 milionë jetë çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Një..

1 minute

Read Time

Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, duke marrë rreth 18 milionë jetë çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i avokados mund të ketë një efekt mbrojtës për zemrën.

Hulumtimi, i cili ndoqi mbi 100,000 burra dhe gra për katër vite, tregon se konsumimi i të paktën dy avokadove në javë zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër si te burrat ashtu edhe te gratë. Studiuesit zëvendësuan ushqime të pasura me yndyrna të ngopura, si vezët, kosi, djathi, gjalpi, margarina dhe mishi i përpunuar, me avokado, dhe vërejtën përmirësime të dukshme në shëndetin kardiovaskular.

Nëse nuk preferoni avokadon, mund të konsumoni ushqime me profil të ngjashëm ushqyes, si arrat, bajamet, ullinjtë, vaji i ullirit, fara kungulli ose liri, fasule, qiqra dhe thjerrëza.

Për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, ekspertët rekomandojnë mbajtjen nën kontroll të peshës, presionit të gjakut dhe kolesterolit, menaxhimin e stresit, kufizimin e alkoolit, shmangien e duhanit, gjumë të rregullt, stërvitje dhe ushqim të shëndetshëm. Yndyrnat e shëndetshme që duhet të preferoni përfshijnë vajin e ullirit, të kikirikut dhe të susamit, avokadon, gjalpin e kikirikut, arrorët dhe farat.

Nga ana tjetër, duhet të shmangni yndyrnat e ngopura dhe ato trans, të cilat rrisin kolesterolin e keq (LDL) dhe rrezikun për sëmundje të zemrës, goditje në tru dhe diabet tip 2. Këto mund të gjenden tek produktet e qumështit, vezët, pjesët yndyrore të mishit dhe ushqimet e skuqura apo ëmbëlsirat. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports