Sonte në ‘Fadil Vokrri’: Drita përballë Shkëndijës në Ligën e Konferencës

Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet një përballje shumë e rëndësishme mes dy klubeve shqiptare, Drita dhe Shkëndija, në kuadër të rundit të katërt të..

1 minute

Read Time

Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet një përballje shumë e rëndësishme mes dy klubeve shqiptare, Drita dhe Shkëndija, në kuadër të rundit të katërt të Ligës së Konferencës. Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe premton të jetë një duel i fortë për tri pikët e vlefshme.

Kampionia e Kosovës, Drita, do të presë ekipin tjetër shqiptar, Shkëndijën nga Tetova, e cila është edhe kampione e Maqedonisë së Veriut. Loja ka rëndësi të madhe për të dyja skuadrat, pasi secila kërkon të rritë shanset për t’u kualifikuar në fazën e playoff-it. Aktualisht, skuadra e Zekirija Ramadanit ka grumbulluar pesë pikë nga tri ndeshjet e para, ndërsa ekipi i Jeton Beqirit ka katër pikë.

Drita ka nisur mirë aventurën në Ligën e Konferencës me dy barazime dhe një fitore nga tri ndeshjet e para, ndërsa Shkëndija vjen gjithashtu në formë të mirë, me një barazim dhe një fitore në dy ndeshjet e fundit. Të dy ekipet kërkojnë rezultate pozitive, duke e bërë këtë përballje shumë të rëndësishme.

Ndeshja merr edhe një dimension special pasi zhvillohet një ditë para festës së flamurit, më 28 nëntor. Prandaj, stadiumi pritet të jetë i mbushur me tifozë nga të gjitha trojet shqiptare, përveç qyteteve të Dritës dhe Shkëndijës, si Gjilani dhe Tetova.

Gjilanasit, të njohur si “Intelektualët”, janë të motivuar të vazhdojnë serinë pozitive, duke synuar fitore ose së paku një barazim, duke ruajtur formën e mirë në kampionat dhe duke e përdorur këtë avantazh për të arritur sukses në Ligën e Konferencës. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports