Një rast i rëndë është raportuar të mërkurën në Gjakovë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete. Ngjarja ka mobilizuar menjëherë autoritetet, të cilat kanë dalë në vendin e incidentit për të kryer procedurat e nevojshme hetimore.
Policia e Kosovës njofton se në momentin e mbërritjes, njësitë policore kanë gjetur ekipin mjekësor tashmë në vendngjarje, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Gjurmuesi/







