Kriza e sigurisë së të miturve: Rasti i dhunës mes të miturave trondit vendin

  • Lajme
  • November 27, 2025

Një tjetër rast shqetësues dhune mes të miturve është raportuar të martën në Drenas dhe Gjilan, ku gjashtë vajza të reja janë shoqëruar nga policia. Ato dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike, e cila sipas informacioneve përfshinte edhe përdorimin e mjeteve të mprehta. Ngjarja ka nxitur reagime dhe debat publik mbi rritjen e dhunës tek të rinjtë.

Psikologia Atifete Syla, e ftuar në emisionin “Ora Shtatë”, theksoi se rrënjët e këtyre rasteve duhen kërkuar te mjedisi ku rritet fëmija, e në veçanti te familja. Ajo tha se ekspozimi i të miturve ndaj dhunës, apo edhe përjetimi i saj në fëmijëri, është faktor që shpesh reflektohet në sjellje të dhunshme më vonë.

“Është shqetësuese. Është rritur numri i rasteve të dhunës tek të rinjtë, sidomos tek të miturit. Ka disa faktorë që ndikojnë. Faktori kryesor është gjithmonë familja, ekspozimi i fëmijës ndaj dhunës, ose ka qenë vet i abuzuar. Pastaj janë institucionet, shkollat, rrethi ku jeton. Mendoj që gjithë këto probleme që kemi si vend nuk i marrim mjaft seriozisht dhe shpesh mendojmë se nuk ndikojnë këta faktorë, por ndikojnë”, është shprehur Syla.

Gazetarja Agnesa Demaj, e cila komentoi rastin në të njëjtin emision, vuri në dukje një tjetër shqetësim: mungesën e reagimit institucional. Sipas saj, heshtja e krerëve shtetërorë dhe e institucioneve përgjegjëse lidhur me dhunën mes të miturve është alarmante dhe krijon përshtypjen e neglizhencës ndaj një problemi që po përshkallëzohet. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës