Tetore Olloni zgjidhet Kryesuese e Bordit Drejtues të SHSKUK-së

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka zgjedhur Dr. Tetore Ollonin si Kryesuese të re të këtij..

1 minute

Read Time

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka zgjedhur Dr. Tetore Ollonin si Kryesuese të re të këtij bordi.

Sipas njoftimit në Facebook, vendimi u mor në mbledhjen e mbajtur më 25 shtator 2025, ku Olloni u votua me pesë vota për, në përputhje me dispozitat ligjore dhe parimin e rotacionit, raporton Klankosova.tv.

Dr. Olloni, e cila përfaqëson Qendrën Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës, falënderoi anëtarët e bordit për besimin e dhënë dhe u zotua për angazhim maksimal në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore që ofron SHSKUK.

“Bordi Drejtues i SHSKUK-së është në këtë përbërje: Dr. Tetore Olloni – Kryesuese, Dr. Dren Boshnjaku – Anëtar, Dr. Rrezarta Bajrami – Anëtare, Dr. Ismet Ramadani – Anëtar, Dr. Vjollca Kadolli- Anëtare, Dr. Besa Balidemaj- Anëtare”, shkruhet në komunikatë.

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports