Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit ka raportuar një rritje të ndjeshme të ankesave nga konsumatorët, duke reflektuar shqetësime në lidhje me faturat dhe shërbimet e ofruara nga kompanitë e ujësjellësit në vend.
Një rast i fundit i trajtuar nga institucioni lidhet me familjen Gjinovci. Për borxhin e muajit shkurt 2024, në vlerë prej 2,569 euro, nëna e Dianës Gjinovci nisi ankesë tek Kompania Rajonale e Ujësjellësit, e cila u refuzua. Ankesa u ngrit më pas tek Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit.
Sipas vendimit të këtij institucioni, pjesërisht u aprovua ankesa dhe 547 euro u hoq nga borxhi. Për shumën tjetër, 2,569 euro, u konstatuan shpenzime të konsiderueshme uji sipas leximeve të ujëmatësit më 27 shkurt dhe 25 prill 2024, duke sugjeruar rrjedhje të brendshme ose përdorim të shtuar, për të cilat përgjegjës është vetë konsumatori.
Drejtoresha Hajrije Morina theksoi për institucionin se, megjithë rritjen e ankesave, një sfidë mbetet kapaciteti i kufizuar njerëzor dhe pamundësia për të trajtuar të gjitha ankesat brenda afateve ligjore. /Gjurmuesi/







