Ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi

Skena muzikore shqiptare është goditur sot nga lajmi i trishtë për vdekjen e këngëtarit të njohur nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi. Ai ka ndërruar..

1 minute

Read Time

Skena muzikore shqiptare është goditur sot nga lajmi i trishtë për vdekjen e këngëtarit të njohur nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi. Ai ka ndërruar jetë të mërkurën, në moshën 40-vjeçare, pasi sipas raportimeve të mediave pësoi një sulm në zemër.

Kasapi ishte një artist i dashur për publikun, me një karrierë të gjatë të mbushur me hite dhe pjesëmarrje të shumta në festivale muzikore.

Shpat Kasapi kishte lindur më 1 maj 1985 në Tetovë. Arsimin fillor e kreu në shkollën “Liria”, më pas vazhdoi në kolegjin turk “Yahya Kemal” në Shkup, ndërsa studimet universitare i përfundoi në Universitetin “FON”.

Karrierën e nisi që fëmijë, duke marrë pjesë në festivale për të vegjël. Suksesi i parë i rëndësishëm erdhi në moshën 13-vjeçare, kur fitoi çmimin e parë në festivalin “Bletëzat ’98” në Tetovë. Më pas vazhdoi rrugëtimin artistik në skena më të mëdha, duke fituar çmime edhe në “Këngët e Stinës 2002” në Tiranë, si dhe duke u vlerësuar nga publiku në “Nota Fest 2003” dhe “Albafest 2003” në Shkup.

Me kohën u bë një nga emrat më të njohur në industrinë muzikore shqiptare, duke e gërshetuar stilin modern me elemente që i bënin këngët e tij të afërta për publikun. Disa prej hiteve të tij më të njohura janë “Valle Kosovare”, “A më do?”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” dhe shumë të tjera. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports