Një person arrestohet në Gjilan për dyshimin e mashtrimit në prokurim publik

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pas hetimeve disa mujore mbi dyshime për parregullsi në një procedurë prokurimi publik në rajonin e Gjilanit…

1 minute

Read Time

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pas hetimeve disa mujore mbi dyshime për parregullsi në një procedurë prokurimi publik në rajonin e Gjilanit.

Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se operatori ekonomik i përfshirë kishte paraqitur dokumente që nuk përputheshin me kërkesat ligjore të prokurimit, ndërsa disa dokumente dyshohet se ishin të pasakta ose të falsifikuara me qëllim përfitimi të kundërligjshëm.

Veprimet hetimore kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Mashtrim në prokurimin publik”. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit kompetent, është ndaluar për 48 orë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports