Kongresmenët amerikanë vizitojnë Kosovën dhe KFOR-in për çështje sigurie

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka zhvilluar një takim me një delegacion të Kongresit të Shteteve të Bashkuara,..

1 minute

Read Time

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka zhvilluar një takim me një delegacion të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, të udhëhequr nga kongresmeni Michael Turner.

Në takim mori pjesë edhe i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Gjatë bisedimeve, gjeneralmajor Ulutaş informoi delegacionin amerikan mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe mbi angazhimet e vazhdueshme të KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit.

Ai theksoi se përkushtimi i misionit për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt në të gjithë Kosovën mbetet i palëkundur. Ulutaş vlerësoi gjithashtu rolin e gjatë dhe të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara në kuadër të KFOR-it, duke e konsideruar kontributin e tyre jetik për paqen dhe sigurinë rajonale.

Një pjesë e rëndësishme e bisedimeve ishte bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet KFOR-it, institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe reagimin e shpejtë ndaj çdo sfide të mundshme të sigurisë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports