Bayern Munich ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në shtëpi ndaj Freiburgut, duke përforcuar dominimin e tij në Bundesligë. Ndeshja e javës së 11-të ofroi emocione të mëdha, duke filluar me një avantazh të befasishëm për mysafirët.
Freiburgu kaloi shpejt në avantazh 0-2, duke krijuar përshtypjen se bavarezët mund të pësonin një humbje të papritur. Megjithatë, para mbylljes së pjesës së parë, golat e Karl dhe Olise rikthyen baraspeshën dhe ekipi u tërhoq në pushim me barazim.
Në pjesën e dytë, Bayern tregoi fuqinë e vet të plotë, duke shënuar edhe katër gola të tjerë dhe duke përmbysur ndeshjen në një mënyrë spektakolare.
Ky triumf i ka dhënë skuadrës së drejtuar nga Vincent Kompany një rekord historik: Bayern qëndron në krye të Bundesligës për 43 javë të njëpasnjëshme, një seri e cila nuk ishte regjistruar që nga fillimi i viteve 1970, më shumë se gjysmë shekulli më parë.
Pas 11 takimeve, Bayerni ka grumbulluar 31 pikë, gjashtë më shumë se ndjekësit e tyre më të afërt, duke konfirmuar vendin e tij të sigurt në krye të tabelës. /Gjurmuesi/








