Operacion i suksesshëm në Spitalin e Pejës: pacientit i hiqet cistë 20 cm

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në fushën e urologjisë, duke kryer për herë të parë një intervenim laparoskopik..

1 minute

Read Time

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në fushën e urologjisë, duke kryer për herë të parë një intervenim laparoskopik në veshkë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të procedurave moderne në institucionin shëndetësor.

Gjatë operacionit, ekipi mjekësor ka hequr një cist me përmasa rreth 20 centimetra, duke realizuar një procedurë që më parë nuk ishte kryer në spital.

Intervenimi u krye nga Dr. Kushtrim Fejza, me asistencën e Dr. Vigan Vokshit dhe Dr. Xhavit Krasniqit, si dhe me mbështetjen e ekipit të Anestezionit dhe instrumentarëve.

Spitali i Pejës theksoi se ky sukses shënon një hap të rëndësishëm për avancimin e shërbimeve urologjike jo vetëm brenda spitalit, por edhe në të gjithë rajonin, duke dëshmuar përkushtimin për ofrimin e trajtimeve moderne dhe minimale invazive për pacientët. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports