Deficiti tregtar i Kosovës shënon rritje në tetor 2025, arrin në 530 milionë euro

Kosova ka hyrë në tetorin e këtij viti me një bilanc tregtar më të rënduar, duke shënuar rritje të deficitit dhe një zgjerim të dukshëm..

1 minute

Read Time

Kosova ka hyrë në tetorin e këtij viti me një bilanc tregtar më të rënduar, duke shënuar rritje të deficitit dhe një zgjerim të dukshëm të importeve. Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për tregtinë e jashtme tregojnë se edhe pse eksportet janë rritur, ato nuk kanë arritur të përmbysin raportin e thelluar mes importeve dhe eksporteve.

Sipas statistikave për tetorin 2025, deficiti tregtar ka arritur në 530 milionë euro, nga 493 milionë euro sa ishte në tetor 2024, një rritje prej 7.5%. Eksportet kanë mbuluar vetëm 14.8% të importeve.

Eksportet dhe importet

– Eksportet: 91.8 milionë euro (+5.1%)
– Importet: 621.8 milionë euro (+7.2%)

Çfarë eksporton më së shumti Kosova?

Sipas grupeve kryesore të mallrave:

– Metale bazë dhe artikuj prej tyre – 21.0%
– Plastika, goma dhe artikujt prej tyre – 12.5%
– Artikuj të ndryshëm të prodhuar – 10.8%
– Ushqime të përgatitura, pije dhe duhan – 10.5%
– Produkte minerale – 8.9%
– Makineri dhe pajisje elektrike – 6.9%

Çfarë importon më së shumti Kosova?

– Mjete transporti – 13.4%
– Makineri dhe pajisje elektrike – 12.5%
– Ushqime të përgatitura, pije dhe duhan – 11.7%
– Produkte minerale – 11.2%
– Metale bazë – 9.9%

Tregtia me Bashkimin Evropian

Eksportet në BE kanë arritur në 31.1 milionë euro (33.8% e totalit), me një rritje prej 10.3%.
Partnerët kryesorë mbeten:
– Gjermania (12.9%)
– Holanda (3.2%)
– Italia (2.7%)

Importet nga BE kanë arritur në 284.3 milionë euro (45.7% e totalit), një rritje prej 11.3%.
Partnerët kryesorë të importit:
– Gjermania (15.7%)
– Italia (5.8%)
– Polonia (3.4%)

Tregtia me vendet e CEFTA-s

Eksportet drejt CEFTA-s: 39.6 milionë euro (43.1%), me rënie prej -0.8%.
Në krye të listës qëndrojnë:
– Shqipëria (15.3%)
– Maqedonia e Veriut (12.5%)
– Serbia (6.9%)
– Mali i Zi (6.8%)

Importet nga CEFTA: 75.5 milionë euro (12.1%), rritje +1.4%.
Vendet kryesore të importit:
– Maqedonia e Veriut (4.0%)
– Serbia (3.6%)
– Shqipëria (3.2%)

Tregtia me vendet e tjera

Eksportet: 21.1 milionë euro (23.0%)
Kryesoret:
– Zvicra (11.6%)
– Turqia (3.2%)

Importet: 262 milionë euro (42.1%)
Partnerët më të mëdhenj:
– Kina (14.4%)
– Turqia (12.7%) /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports