Anëtarësimi në NATO, temë kryesore e takimit Osmani dhe kongresistët amerikanë

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Kongresistin Michael Turner (R–OH) dhe Kongresistin Donald Norcross (D–NJ), ku u diskutua për zhvillimet e fundit në..

2 minutes

Read Time

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Kongresistin Michael Turner (R–OH) dhe Kongresistin Donald Norcross (D–NJ), ku u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për mënyrat e zgjerimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e ngushtë me Kongresistin Turner gjatë Sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dayton, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme bipartizane të SHBA-së ndaj vendit.

Ajo ka theksuar se mbështetja amerikane ka qenë vendimtare në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të institucioneve demokratike, duke shtuar se asnjë nga këto arritje nuk do të ishte e mundur pa kontributin e Shteteve të Bashkuara.

Osmani ka nënvizuar se Kosova mbetet ndër vendet më pro-amerikane në botë dhe e përkushtuar ndaj reformave, bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të partneritetit strategjik me SHBA-në. Ajo përmendi edhe bashkëpunimin me Administratën e Presidentit Trump në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Në vijim, Presidentja ka ritheksuar se integrimi i Kosovës në NATO është një objektiv kyç për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe për paqen në Evropë. Ajo ka përmendur edhe angazhimin e ushtarëve të FSK-së në misione ndërkombëtare krah forcave amerikane, si dhe rritjen e investimeve në sektorin e mbrojtjes, ku tashmë shpenzohen 2% e GDP-së, me synim që kjo shumë të dyfishohet në vitet e ardhshme.

Sa i përket sigurisë së brendshme dhe kërcënimeve rajonale, Osmani vlerësoi profesionalizmin e institucioneve të sigurisë dhe rëndësinë e vazhdimit të pranisë amerikane në kuadër të KFOR-it, të cilën e quajti garanci të qëndrueshme të paqes për qytetarët e Kosovës dhe të gjithë rajonin.

Në fund, Osmani ka rikujtuar se Serbia vazhdon të mbështesë autorët e sulmit të Banjskës, të cilët ende nuk janë përballur me drejtësinë, përfshirë Milan Radoiçiqin. Sipas saj, llogaridhënia për këtë akt, për sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe për incidentet e tjera të sigurisë, është thelbësore për stabilitetin rajonal dhe për parandalimin e veprimeve të ngjashme në të ardhmen. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports