Tentim grabitja në Breg të Diellit, të dyshuarit ende në arrati

Dy persona të dyshuar për tentim grabitje në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë vazhdojnë të jenë të pakapur, ndërsa organet e drejtësisë po punojnë..

1 minute

Read Time

Dy persona të dyshuar për tentim grabitje në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë vazhdojnë të jenë të pakapur, ndërsa organet e drejtësisë po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit, së bashku me njësitë përkatëse, ka ndërmarrë të gjitha hapat e domosdoshëm hetimorë për zbulimin e kryerësve të veprës.

Sipas saj, rasti është kualifikuar si “Grabitje në tentativë” në bazë të nenit 317 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal, ndërsa personat në arrati dyshohen edhe për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366.

Institucionet përgjegjëse kanë konfirmuar se hetimet janë në zhvillim e sipër dhe se opinioni do të informohet për çdo të re në lidhje me rastin. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports