Rreth 300 kg eksplozivë ndalohen në Vërmicë

Autoritetet doganore kanë ndaluar një sasi të madhe eksplozivi në pikën kufitare të Vërmicës, ku rreth 300 kilogramë material shpërthyes janë sekuestruar gjatë një kontrolli..

1 minute

Read Time

Autoritetet doganore kanë ndaluar një sasi të madhe eksplozivi në pikën kufitare të Vërmicës, ku rreth 300 kilogramë material shpërthyes janë sekuestruar gjatë një kontrolli të detajuar.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 16:30, një furgon është ndalur për verifikim dhe është dërguar në vijën e dytë, në kuadër të bashkëpunimit mes Doganës dhe Policisë Kufitare. Gjatë intervistimit, shoferi ka deklaruar se nuk kishte mallra për të raportuar.

Megjithatë, kontrollet e mëtejshme kanë zbuluar mallra të padeklaruara dhe të ndaluara – eksploziv i paketuar në thasë dhe pako, me peshë totale afër 300 kilogramëve. Sipas doganës, materiali ishte fshehur në pjesën e pasme të automjetit dhe ishte kamufluar me pajisje peshkimi.

“Malli është ndaluar, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare, e cila po vazhdon me veprimet e mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports