Nga nesër ndërpritet transporti publik në kryeqytet

Kryeqyteti po përballet me një krizë serioze në transportin publik, sipas paralajmërimit të bërë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë të mbajtur..

1 minute

Read Time

Kryeqyteti po përballet me një krizë serioze në transportin publik, sipas paralajmërimit të bërë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë të mbajtur sot për media. Ai tha se situata financiare e ndërmarrjeve komunale ka arritur në pikën ku shërbimet bazë nuk mund të mbahen më.

Rama njoftoi se nga dita e nesërme transporti publik në Prishtinë do të ndërpritet tërësisht.

“Sapo përfundova takimin me ndërmarrjen e transportit publik dhe, që nga nesër, transporti publik fatkeqësisht do të ndalet. Me keqardhje të thellë e them se nuk e kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për shkak të çështjeve të biznesit”, deklaroi ai.

Kreu i Prishtinës shtoi se qytetarët janë vënë në rrezik më shumë se kurrë më parë, duke theksuar se situata e krijuar është pasojë e problemeve të thella financiare dhe institucionale që, sipas tij, po pengojnë funksionimin normal të kryeqytetit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports