Analistët parashikojnë koalicione të pazakonta në zgjedhjet e dhjetorit

  • Lajme
  • November 22, 2025

Pas shpalljes së zgjedhjeve të 28 dhjetorit, njohës të çështjeve politike parashohin lëvizje të reja në skenën politike dhe madje skenarë të papritur në raportet mes partive. Sipas tyre, rezultati mund të jetë ndryshe nga ai i shkurtit, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e një koalicioni mes LVV-së dhe PDK-së.

Analisti Afrim Kasolli vlerëson se pas zgjedhjeve ekziston potencial real që të dyja partitë të gjejnë terren të përbashkët për bashkëqeverisje, megjithëse një marrëveshje e tillë do të kërkonte justifikime të qarta para elektorateve të tyre.

“Nuk përjashtohen skenarët e një bashkëpunimi mes LVV-së dhe PDK-së, duke e paraqitur rezultatin zgjedhor si nevojë politike që detyron arritjen e marrëveshjes”, ka deklaruar ai.

Zyrtarë të PDK-së deri më tani kanë kundërshtuar publikisht koalicionin me Vetëvendosjen, ndërsa edhe LVV ka mbajtur një vijë të fortë ndaj PDK-së. Megjithatë, pas zgjedhjes së Bedri Hamzës kryetar të PDK-së, Albin Kurti e uroi dhe foli për një mundësi “bashkëpunimi të ndërsjellë”. Nga ana tjetër, Hamza ka theksuar disa herë se nuk sheh vija të kuqe ndaj ndonjë partie.

Edhe analisti Adrian Zeqiri pret që pas zgjedhjeve të shemben barrierat mes partive të mëdha. Ai parashikon ndryshime të vogla në rezultatet zgjedhore, të cilat megjithatë mund të sjellin pasoja të rëndësishme në konfigurimin politik.

“Shpresoj që pas zgjedhjeve të thyhen kufizimet e deritanishme dhe partitë të reflektojnë për bashkëpunime të reja. Edhe ndryshimet e vogla në demokracitë parlamentare mund të krijojnë situata të reja”, ka thënë Zeqiri.

Ai e sheh krizën institucionale që ka zgjatur mbi 10 muaj si faktor të rëndësishëm që mund të ndikojë në orientimin e votuesve. Sipas tij, ka rrezik për pjesëmarrje më të ulët, pasi qytetarët tashmë kanë krijuar bindje për përgjegjësit e bllokadës.

“Do të ketë të papritura edhe për faktin se pothuajse një vit vendi ka qenë në ngërç. Një pjesë e votuesve mund të refuzojnë të dalin fare, çka ndikon drejtpërdrejt në rezultat”, ka theksuar ai.

Ndërkohë, Kasolli thekson se LVV synon të ringjallë atmosferën e vitit 2021 dhe të rikthehet në kuotën 50 për qind të votave. Partitë e tjera, nga ana tjetër, shohin si objektiv kryesor uljen e LVV-së nën 40 deputetë.

“Sipas kalkulimeve, nëse LVV arrin 50 për qind, e formon qeverinë vetë. Nëse partitë tjera e ulin nën 40 deputetë, atëherë zhbllokohen edhe çështjet si zgjedhja e presidentit në mars”, ka thënë Kasolli.

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Vetëvendosja kishte tentuar dy herë të arrinte marrëveshje me LDK-në, por pa sukses, pasi LDK kishte refuzuar të hynte në qeveri pa fituesin e zgjedhjeve. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës