Dërgohet në paraburgim personi që iu gjetën 120 kilogramë marihuanë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që B.K., i cili u kap më 21 nëntor duke transportuar një sasi të konsiderueshme droge me autobus, të..

1 minute

Read Time

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që B.K., i cili u kap më 21 nëntor duke transportuar një sasi të konsiderueshme droge me autobus, të qëndrojë në paraburgim për një muaj.

Sipas njoftimit zyrtar, ai dyshohet për shitblerje të paautorizuar të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve. Nga hetimet paraprake rezulton se B.K. po transportonte 120 kilogramë marihuanë nga Shqipëria drejt Kosovës, me qëllim shpërndarjen e saj në vende të ndryshme evropiane. Në autobus, nën karrige, ishin krijuar bunkerë të modifikuar ku u gjetën qeset me substancë narkotike.

Autoritetet shtuan se autobusi, i ndaluar në autostradën “Ibrahim Rugova” nga Dogana e Kosovës, nuk kishte pasagjerë gjatë kontrollit. Ky rast vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për parandalimin e trafikut të narkotikëve në territorin e Kosovës. /Gjurmuesi/

About the Author