Alarm i verdhë nga IHMK-ja: Rrezik reshjesh të dendura dhe vërshimesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka lëshuar paralajmërim për reshje intensive dhe rrezik të mundshëm për përmbytje gjatë ditëve në vijim. Sipas njoftimit, zona më e..

1 minute

Read Time

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka lëshuar paralajmërim për reshje intensive dhe rrezik të mundshëm për përmbytje gjatë ditëve në vijim. Sipas njoftimit, zona më e prekur pritet të jetë lumi Morava e Binçës dhe rrethinat e tij.

Reshjet e parashikuara do të fillojnë të shtunën pasdite rreth orës 18:00 dhe do të vazhdojnë deri të dielën vonë, me intensitet që mund të arrijë mbi 20 mm shi brenda 12 orëve. Kjo rrit ndjeshëm mundësinë që lumenjtë të kalojnë pragjet e rrezikut hidrologjik.

Instituti ka bërë të ditur se probabiliteti që lumenjtë të arrijnë nivelin e kthimit 5-vjeçar është 51%, ndërsa ai i kthimit 20-vjeçar është 2%. Për shkak të reshjeve të fundit dhe paqëndrueshmërisë së motit, disa zona janë më të ekspozuara ndaj vërshimeve, përfshirë pellgun e Moravës së Binçës, pjesën veri-lindore (Pellgu i Llapit), pjesën qendrore (Pellgu i Sitnicës) dhe jugore (Pellgu i Lepencit).

Instituti paralajmëron qytetarët të tregojnë kujdes gjatë aktiviteteve jashtë dhe të ndjekin zhvillimet meteorologjike. “Fenomenet e parashikuara nuk janë të pazakonta, por kërkojnë vëmendje. Qëndroni të informuar dhe shmangni rreziqet e panevojshme”, thuhet në njoftim. /Gjurmuesi/

About the Author