Del nga shtrati lumi Vjosa, përmbyten disa banesa pranë urës së Mifolit

Shirat e dendura gjatë ditës së sotme kanë mbajtur prurjet e lumenjve në qarkun e Fierit në nivele të larta. Ndërsa në Memaliaj niveli i..

1 minute

Read Time

Shirat e dendura gjatë ditës së sotme kanë mbajtur prurjet e lumenjve në qarkun e Fierit në nivele të larta.

Ndërsa në Memaliaj niveli i lumit Vjosa ka shënuar një ulje, situata në Urën e Mifolit është krejt tjetër. Matjet e fundit tregojnë se lumi ka arritur kuotën 8.2 metra, duke shënuar një rritje të ndjeshme.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse reshjet vazhdojnë me këtë intensitet, niveli i lumit mund të rritet më tej, duke kërcënuar tokat bujqësore përreth dhe banesat në zonat e ulëta.

Autoritetet shqiptare po mbajnë situatën nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare për sigurinë e tyre. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports