Aksion në Ferizaj, NjRSh arreston gjashtë persona dhe i dërgon në burg

Policia në Ferizaj ka kryer një operacion të suksesshëm gjatë ditës së premte, duke arrestuar gjashtë persona të kërkuar nga gjykata për vepra të ndryshme..

1 minute

Read Time

Policia në Ferizaj ka kryer një operacion të suksesshëm gjatë ditës së premte, duke arrestuar gjashtë persona të kërkuar nga gjykata për vepra të ndryshme penale. Arrestimet u realizuan nga Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe përfshinë raste të ndara, ku secili i dyshuar akuzohet për vepra specifike.

I.I., 47 vjeç, ishte i kërkuar për falsifikim të dokumenteve me dënim burgimi prej 150 ditësh. D.S., 41 vjeç, ishte i kërkuar për kanosje me dënim prej 50 ditësh. M.K., 47 vjeç, akuzohet për ngasje në gjendje të dehur me dënim prej 40 ditësh. B.B., 37 vjeç, ishte i kërkuar për sulm me dënim prej 36 ditësh. J.A., 22 vjeç, akuzohet për dhunë në familje me dënim prej 25 ditësh. Ndërsa N.B., 41 vjeç, ishte i kërkuar për kanosje me dënim prej 17 ditësh.

Të gjithë të arrestuarit janë dërguar për të vuajtur dënimin sipas procedurave ligjore. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports