Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve

20 Nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, një datë e dedikuar për të kujtuar dhe mbrojtur të drejtat e më të vegjëlve…

1 minute

Read Time

20 Nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, një datë e dedikuar për të kujtuar dhe mbrojtur të drejtat e më të vegjëlve.

Edhe në Kosovë, kjo ditë u përkujtua me aktivitete festive dhe iniciativa të ndryshme që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve.

Një aktivitet të veçantë e organizoi shoqata “Yjet që nuk vdesin”, e cila përsëri kërkoi ngritjen e një obelisku në nderim dhe përkujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës, duke rikujtuar tragjedinë dhe rëndësinë e kujdesit për të ardhmen e fëmijëve. /Gjurmuesi/

About the Author