“Trafiku Urban” paralajmëron pezullim shërbimesh nga java e ardhshme

Shërbimi i transportit publik në Prishtinë rrezikon të ndalet plotësisht nga java e ardhshme për shkak të vështirësive financiare. “N.P.K. ‘Trafiku Urban’ SH.A. njofton se..

1 minute

Read Time

Shërbimi i transportit publik në Prishtinë rrezikon të ndalet plotësisht nga java e ardhshme për shkak të vështirësive financiare.

“N.P.K. ‘Trafiku Urban’ SH.A. njofton se pamundësia për të marrë mjetet buxhetore nga Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Financave, ka bllokuar shlyerjen e detyrimeve nga Komuna e Prishtinës ndaj ndërmarrjes. Kjo ka krijuar situatë të rëndë financiare që kërcënon funksionimin operativ dhe vazhdimësinë e shërbimit për qytetarët,” thuhet në njoftimin e “Trafikut Urban”.

Ndërmarrja ka bërë të ditur se vonesat e pagesave që nga korriku kanë ndikuar te furnitorët, partnerët dhe proceset e brendshme teknike, duke e bërë të pamundur operimin normal të linjave të transportit.

“Trafiku Urban” apelon për zgjidhje të menjëhershme të bllokimit financiar për të shmangur ndërprerjen e shërbimit për rreth 60 mijë qytetarë që e përdorin transportin çdo ditë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports