Përfitimet e shëndetshme të lëngut të shegës

Lëngu i shegës nuk është thjesht një pijë e shijshme – ai ofron edhe përfitime të rëndësishme shëndetësore. Ky frut, i përdorur si ilaç që..

1 minute

Read Time

Lëngu i shegës nuk është thjesht një pijë e shijshme – ai ofron edhe përfitime të rëndësishme shëndetësore. Ky frut, i përdorur si ilaç që nga lashtësia, tani po studiohet për efektet e tij në parandalimin e sëmundjeve dhe forcimin e imunitetit.

Antioksidant
Kokrrat e shegës marrin ngjyrën e kuqe nga polifenolët, që janë antioksidantë të fuqishëm. Lëngu i shegës përmban më shumë antioksidantë se shumica e lëngjeve të tjera të frutave, madje tre herë më shumë se vera e kuqe dhe çaji i gjelbër. Këta antioksidantë ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet dhe reduktojnë inflamacionin.

Vitaminë C
Një gotë e vetme lëng shege mund të përmbajë mbi 40% të nevojës ditore për vitaminë C, duke kontribuar në forcimin e imunitetit dhe mbrojtjen e trupit nga infeksionet.

Parandalimi i kancerit
Studimet e fundit sugjerojnë se lëngu i shegës mund të ndihmojë në ndalimin e rritjes së qelizave të kancerit të prostatës. Megjithatë, kërkimet e mëtejshme janë ende në proces për të kuptuar plotësisht efektet e tij.

Shëndeti i zemrës
Lëngu i shegës është konsideruar një nga pijet më të mira për zemrën dhe arteriet, duke ndihmuar në mbrojtjen e sistemit kardiovaskular dhe reduktimin e rrezikut nga sëmundjet e zemrës.

Benefite të tjera
Përveç këtyre, lëngu i shegës mund të përmirësojë memorien, është i pasur me vitamina të ndryshme dhe ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.

Në përgjithësi, shega përbën një alternativë natyrale dhe të shëndetshme për të përmirësuar mirëqenien dhe shëndetin e trupit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports