Bujar Loci emërohet selektor i ekipit kombëtar të Kosovës në basketboll

Bujar Loci është emëruar selektor i kombëtares së Kosovës në basketboll, njoftoi të mërkurën Federata e Basketbollit e Kosovës. Ky është rikthim për Locin, i..

1 minute

Read Time

Bujar Loci është emëruar selektor i kombëtares së Kosovës në basketboll, njoftoi të mërkurën Federata e Basketbollit e Kosovës. Ky është rikthim për Locin, i cili kishte drejtuar për herë të parë Kosovën në vitin 2005 gjatë turneut në Aleksandri kundër Egjiptit dhe Rumanisë.

Ai zëvendëson francezin Jean-Denys Choulet, i cili kishte marrë postin e selektorit më 11 nëntor të vitit të kaluar. Sipas marrëveshjes së dyanshme, Choulet ka shkëputur kontratën me Federatën e Basketbollit të Kosovës, megjithëse kontrata e tij ishte e vlefshme deri në vitin 2027.

Loci do ta udhëheqë Kosovën në ndeshjen e parakualifikimeve për “FIBA EuroBasket 2029” kundër Shqipërisë. Takimi do të zhvillohet më 30 nëntor në Shkodër, duke filluar nga ora 18:00.

Grupi C, ku bën pjesë Kosova, përfshin gjithashtu edhe kombëtaren e Sllovakisë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports