Dështon formimi i qeverisë “Konjufca 1”, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja

Kuvendi i Kosovës ka refuzuar formimin e qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Për propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje votuan 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin..

1 minute

Read Time

Kuvendi i Kosovës ka refuzuar formimin e qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Për propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje votuan 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër.

Gjatë prezantimit të tij, Konjufca kërkoi mbështetje për të shmangur organizimin e zgjedhjeve të reja dhe premtoi trajtimin urgjent të buxhetit të shtetit. Ai paraqiti kabinetin pa arritur marrëveshje politike me ndonjë subjekt tjetër.

Në kabinetin e propozuar kishte pak ndryshime krahasuar me listën e mëparshme të Albin Kurtit, kryesisht te ministri i Infrastrukturës, ku Dimal Basha u zëvendësua nga Besnik Bislimi.

Konjufca ishte mandatari i dytë që tentoi formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, pasi Albin Kurti kishte dështuar më 26 tetor. Presidentja Vjosa Osmani e mandatoi Konjufcën më 4 nëntor.

Pas dështimit të mandatit të Konjufcës, presidentja është e detyruar të shpallë zgjedhjet e parakohshme, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga dita e shpalljes.

Para votimit për Konjufcën, Kuvendi hapi seancën për formimin e komisioneve, por nuk pati kuorum për vendimmarrje për shkak të mungesës së partive opozitare që kundërshtojnë iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 9 shkurt, Lëvizja Vetëvendosje doli e para me 42.3% të votave, e pasuar nga PDK-ja me 20.95%, LDK-ja me 18.27% dhe koalicioni AAK-Nisma me 7.8% të votave. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports