“Cloudflare” kërkon falje pas ndërprerjes që preku mijëra faqe interneti

Shumë faqe interneti të njohura, përfshirë “X” dhe “ChatGPT”, përjetuan ndërprerje të martën për shkak të një problemi në një nga kompanitë kryesore të infrastrukturës së internetit, “Cloudflare”.

Mijëra përdorues raportuan vështirësi për t’u lidhur me uebfaqet dhe disa shërbime të tjera, sipas faqes së monitorimit “Downdetector”, me raportime që nisën rreth orës 12:00.

“Cloudflare” njoftoi se ndërprerja ndodhi për shkak të një file konfigurimi, i krijuar për të menaxhuar trafikun e kërcënimeve, i cili nuk funksionoi si duhet, duke shkaktuar një bllokim në softuerin që menaxhon trafikun për shërbimet e saj më të gjera.

Kompania u kërkoi falje klientëve dhe përdoruesve të internetit, duke theksuar se çdo ndërprerje është e papranueshme për shkak të rëndësisë së shërbimeve të saj. Ndërkohë që problemi është zgjidhur, disa shërbime mund të vazhdojnë të kenë gabime të vogla gjatë rikthimit online.

Ndërprerja ndikoi në një gamë të gjerë aplikacionesh dhe faqe interneti, duke përfshirë edhe portalin KOHA.net.

“Cloudflare” është një nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimeve të sigurisë në internet, duke përfshirë kontrollin e lidhjeve të vizitorëve që janë njerëz dhe jo robotë. Kompania raporton se rreth 20% e të gjitha faqeve të internetit në botë përdorin shërbimet e saj. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm
  • March 10, 2026

Samsung pritet të sjellë në treg një model të ri të telefonit inteligjent, Galaxy M17e, i cili tashmë ka nisur të tërheqë vëmendje pas paraqitjes së tij në listën e…

Vazhdo lëximin...
iPhone Fold, telefoni i palosshëm nga Apple që pritet të lansohet në vjeshtën e vitit 2026
  • March 9, 2026

Spekulimet rreth telefonit të parë të palosshëm nga Apple po shtohen gjithnjë e më shumë, ndërsa në internet kanë filluar të qarkullojnë edhe skedarë të dizajnit që pretendohet se tregojnë…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës