Romani më i ri i Ben Blushit, “Jam Mysliman”, ka mbërritur edhe në Kosovë dhe tashmë gjendet në raftet e librarive të Prishtinës. Autori ka njoftuar se libri është sjellë pas kërkesave të shumta nga lexuesit dhe miqtë e tij në vend, duke shprehur kënaqësinë që më në fund është i qasshëm edhe për publikun kosovar.
Ai ka bërë të ditur se romani mund të gjendet në librarinë “Dukagjini”, ndërsa ka ndarë edhe një fotografi ku shihet libri në duart e shitëses së njohur të kësaj librarie. Blushi ka paralajmëruar se së shpejti do të organizojë edhe një promovim të posaçëm në Kosovë për këtë vepër.
Autori ka uruar lexuesit për një lexim sa më të këndshëm, duke theksuar se mezi pret të rikthehet në Prishtinë për takimin me publikun. /Gjurmuesi/









