Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar fort pas vendimit të Gjykatës Supreme, duke akuzuar se liberalizimi i tregut të energjisë është kryer jashtë kornizës ligjore dhe me pasoja të drejtpërdrejta për rreth 1300 biznese vendore.
Sipas saj, ky proces është orientuar për t’u bërë favore kompanive të afërta me qeverinë Kurti, ndërsa vendimi i fundit gjyqësor – siç thekson ajo – konfirmon shqetësimet që janë ngritur prej kohësh.
Bajrami kërkon zbatim të plotë të vendimit të gjykatës, duke rikthyer të gjitha bizneset në shërbimin universal të furnizimit me energji. Ajo po ashtu bën thirrje për largimin nga institucionet të atyre që, sipas saj, kanë marrë vendime të paligjshme dhe për mbajtjen e tyre përgjegjës për dëmet financiare të shkaktuara.
Duke e konsideruar situatën si “abuzimin më të madh të bërë nga mafia energjetike”, ajo pyet pse institucionet nuk po ndërmarrin hapa kundër kësaj dukurie, duke lënë të kuptohet se përgjigjja është e njohur për të gjith. /Gjurmuesi/









